facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 November 2013

Vitamina D e shëndetshme për gingiva

Konsumi i duhur i vitaminës, qoftë me anë të ushqimit ose daljes në diell, mund të kontribuojë edhe në mish të shëndetshëm të dhëmbëve (gingiva).

Studiuesit kanë analizuar lidhjen në mes të nivelit të vitaminës D në gjak dhe sëmundjeve periodontike, që është shkaku kryesor i rënies së dhëmbëve, veçanërisht në moshë të vjetër.
Studimi ka analizuar mbi 11 mijë meshkujt dhe gra, të cilat, në varësi të nivelit të vitaminës D, janë ndarë në pesë grupe.

Katër nga pesë grupet, përafërsisht 80 për qind të pjesëmarrësve në studim, kanë pasur nivele më të ulëta të vitaminës D.

Me këtë rast është vërejtur se personat me nivele më të larta të vitaminës D kanë shëndet më të mirë periodontal (të gingivave, mishit të dhëmbëve).

Në mesin e grave dhe burrave më të vjetër se 50 vjet, ata me nivele më të ulëta të vitaminës D kishin 25-27 për qind më shumë raste të sëmundjes së mishit të dhëmbëve krahasuar me ata me nivel më të lartë. 

Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment