facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 December 2013

Alcatel prezanton Idol X+, modelin e avancuar për 330 dollarë

TCL ka prezantuar edhe zyrtarisht telefonin e saj më të ri, modelin Idol X +, dhe karakteristikat e këtij modeli janë shumë mbresëlënëse.
Të gjithë ju që mund të mos keni dëgjuar emrin e prodhuesit TCL më herët, duhet thënë se TCL është prodhues kinez i telefonave i cili e përdor markën e Alcatel, jashtë Kinës.

Për Idol X + është folur që nga muaji nëntor. Idol X+ është pasardhësi i modelit të mëhershëm të telefonit të TCL-së, Idol X, ndërsa X + sjell procesorin e fuqishëm 2GHz octa-core MT6592, së bashku me 2GB RAM.

Versioni i ri i telefonit, Idol X+ vjen edhe me bateri të forcuar, pasi që i njëjti tani ofron baterinë me 2.500 mAh, në krahasim me 2,000 mAh sa kishte Idol X.

Mirëpo duhet të përmendet se Alcatel Idol X + vjen me ekranin e njëjtë prej 1080p SPI, diagonalen prej 5-inç dhe kamerën e pasme me 13MP, njësoj sikurse paraardhësi i tij.

Shtesa interesante e Idol X+ është edhe mbështjellësi i dorës, Boom, që është një pajisje e cila bazohet në Bluetooth, dhe me të mund të përcjellet performansa e fitnesit, alarmi i afërsisë apo përcjellja e telefonit nëse i njëjti është humbur.

Edhe pse karakteristikat e Idol X+ janë të mira për secilin që kërkon telefon të avancuar, çmimi i këtij modeli është shumë i përballueshëm, pasi që i njëjti mund të blihet për 330 dollarë, pa kontratë me operatorët mobil. 

Burimi: Telegrafi 

No comments :

Post a Comment