facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 December 2013

YouTube tani me kualitet të videove “2160p 4K”

Trendi i ri në mesin e televizorëve me ekran të madh dhe monitorëve të kompjuterëve është duke shkuar në rezolucionin 4K. Këtë javë, YouTube ka vënë një opsion të ri për videot që lejon përdoruesit të shikojnë disa video në rezolucionin 2160p.
Videot në 4k nuk janë një gjë e re për YouTube, faqja e internetit ka mbështetur ngarkimet e këtyre videove që nga viti 2010.
Megjithatë, për të konfiguruar shikimin e videove në 4K, opsionet duhet të vendoseshin në “Origjinal” në mënyrë që videoja të kalojë rezolucionin 1080p.

Nëse një video që është ngarkuar në faqen e internetit mbështet rezolucionin 4096 × 2160 ose 3840 × 2160, menyja tani tregon opsionin e ri 2160p 4k. Ka gjithashtu një konfigurim 1440p që i është shtuar si një opsion menysë, ndoshta për t’iu dhënë përdoruesve një mundësi për të shkuar përtej rezolucionit 1080p.


YouTube dhe Google janë duke e përgatitur në mënyrë të qartë këtë faqe interneti për atë që pritet të jetë një shpërthim i përmbajtjeve 4K në vitin 2014.

No comments :

Post a Comment