facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 December 2013

Ankthi shkakton sulm në tru

Rezultatet e një studimi të ri të universitetit të Pittsburgut thonë se, sa më i lartë të jetë niveli i ankthit të tuaj aq më të mëdha janë mundësitë që të pësoni sulm në tru. Hulumtimi i gjatë ka vrojtuar 6000 pacientë që kanë lindur në vitet e ’70-ta. Evidenca e marrë sugjeron që rritja  e vogël e ankthit rrit shanset e paraqitjes së sëmundjeve vdekjeprurëse apo që të ketë efekte negative në shëndetin e njerëzve.
Nga ata të sëmurë nga ankthi, 33% e tyre kishin shanse të rritura për 1/3 më shumë që të përjetojnë sulm se sa ata që kanë më pak ankth. Studimi është drejtuar nga Maya Lambiase, ekipi i së cilës ka mbledhur informacione të pjesëmarrësve të moshave 25 deri në 74 vjeç.

Ata i kanë mbushur pyetësorët dhe iu janë dhënë teste që ta caktojnë nivelin e tyre të ankthit dhe depresionit. Për dekada të tëra, hulumtuesit kanë gjurmuar për përvoja të sulmeve nga mijëra pjesëmarrës.

Ata kanë zbuluar se faktorë të tjerë të rrezikshëm që shkaktojnë sulmin janë edhe duhani dhe shtypja e lartë e gjakut ndërsa ankthi në anën tjetër paraqet rrezik më vete.”Të gjithë kanë ankth herë pas here. Por kur ky ankth është në shkallë të lartë dhe kronik mund të ndikojë në sistemin vaskular gjatë shumë viteve”, sipas Lambiase. 

Hulumtuesit vërejtën se faktorët e rrezikshëm si duhani, i cili është më i përdorur nga njerëzit që vuajnë nga ankthi shkakton më shumë rrezik se sa ankthi i vetëm.

Por Lambiase dhe ekipi i saj thanë se efektet biologjike të drejtpërdrejta duhet të merren parasysh kur duam të vlerësojmë rrezikun dhe mbrojtjen nga sulmi. Gjetje sugjerojnë që vlerësimi i simptomave të ankthit mund të kontribuojë në zhvillimin e një mbrojtje më efektive dhe në strategji ndërhyrëse që të zvogëlohet sulmi, ka përfunduar studimi.







No comments :

Post a Comment