facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 December 2013

Aromat kanë ndikim të njerëzit

Pse është e vështirë të zgjedhësh të blesh një parfum për dikë që e doni ?

Siç duket shkencëtarët kanë ardhur me një përgjigje por nuk e lehtëson zgjedhjen e dhuratës për dikë.

Ne mendojmë se e dimë çfarë ere kanë gjëra të caktuara. Por për dikë e njëjta shishe parfumi, pjesë djathi apo gotë vere mund të ketë erë ndryshe.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se ne të gjithë kemi nuhatje të ndryshme nga njëri-tjetri. 

Punimi i tyre i publikuar në një revistë për natyrën e shkencave nervore  tregoi se 30% e receptorëve të aromave dallojnë mes dy njerëzve.

Secili receptor mund të ndryshojë mënyrën se si një njeri e percepton aromën.

Doktor  Joel Mainland, një biolog molekular në “Monell Chemical Senses Centre” në Filadelfia, tha: “ Për artikujt të ndryshëm është një diferencë e madhe se si unë dhe ti nuhasim”

“Shuma e llojllojshmërisë së erërave  është me të vërtetë befasuese. Rreth 30% të receptorëve ndryshojnë për dy individë. Është një dallim i madh” . 

Hunda e njeriut përmban 400 receptorë të nuhatje dhe ekipi i doktor Mailandit gjeti se nëse e ndërron vetëm një receptor të nuhatjes mund ta ndryshosh mënyrën e marrjes së një ere të caktuar.

Doktor Mainland tha: “Aktivizimi i këtyre 400 receptorëve të nuhatjes kodon edhe intensitetin e aromës edhe kualitetin, për shembull a i vjen  era vanilje apo cigare, mijëra erërave që prezantojnë gjithçka që ne nuhasim”.

Nëse e ndërron një receptor të caktuar për disa nënkupton se po nuhasin dru sandaleje e për disa erë të urinës.

Dr Maindalan tha se dikush mund ta pëlqejë ndryshimin e atij receptori e dikush jo.

Procesi i këtij hulumtimi vërtetoi se njerëzit i nuhasin ndryshe erërat e ndryshme.

No comments :

Post a Comment