Janë zbuluar planet për ndërtimin e një rrjeti të madh të shtigjeve për çiklistë, në rrugët e Londrës, nga një arkitekt i famshëm botëror.
“SkyCycle” është një rrjet i rrugëve me gjatësi 135 milje dhe do të ndërtohet mbi linjat ekzistuese të hekurudhës, për të krijuar rrugët e biçikletave përmes kryeqytetit britanik.
Faza e parë e ndërtimeve do të jetë katër milje nga lindja e Londrës, deri tek Liverpool Street Stadion dhe do të kushtojë 220 milionë funte.
Secila nga 10 rrugët e propozuara mund të akomodojë 12 mijë çiklistë për orë dhe udhëtimet do të zgjasin deri në 29 minuta, kanë thënë hartuesit e këtij projekti. Ata gjithashtu theksojnë se tërë projekti do të përfundojë pas 20 vjetëve.
Lord Foster ka thënë se çiklizmi është pasioni i tij, veçanërisht kur është me me shokët e tij. Ai ka theksuar se qytetet ku mund të ecet apo të vozitet me një biçikletë janë më të mira për të jetuar.
“Por, që të përmirësojmë jetën e londinezëve, përdorin biçikletat, ne duhet që t`ua bëjmë më të sigurta rrugët në të cilat do të kalojnë”, ka theksuar ai.
Rrugët e Londrës nuk janë të sigurta për çiklistët pasi vetëm gjatë muajit nëntor kanë humbur jetën gjashtë njerëz që po shkonin në punë me biçikletë.
No comments :
Post a Comment