Aktori George Clooney ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘E’ se ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së tij.
Aktori 52-vjeçar gjithsesi e di shumë mirë se çfarë kërkon nga një femër. “Kur isha fëmijë, isha i dashuruar pas Audrey Hepburn. Gjithashtu më pëlqente shumë Roman Holiday, më dukej gjëja më elegante në botë.
Kam qenë i dashuruar edhe me Grace Kelly”, tha ai, transmeton TCH.
Në setin fotografik për këtë revistë, Clooney është veshur me një kostum të zi Giorgio Armani me pika të bardha, me një këmishë të bardhë me pika të zeza dhe në sfond është një mur i zi po me pika të bardha.
No comments :
Post a Comment