facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 December 2013

Pasi plaçkiti bankën, ia ktheu paratë dhe u dorëzua në polici

Në Pragë ka ndodhur një plaçkitje e pazakontë. Një mesoburrë çek pa maskë plaçkiti bankën dhe dhjetë minuta më pas i telefonon policisë për t’ia sqaruar arsyet  e plaçkitjes dhe që t’i bëjë me dije se vetë do të dorëzohet për ta arrestuar dhe kështu kishte vepruar, raportojnë sot mediet. Plaçkitësi pa maskë dhe me gjakftohtësi të hënën kishte pritur me durim para sportelit të një banke në periferi të Pragës, pa fjalë ia kishte vënë përpara nëpunëses një copë letër me porosinë që t’ia dorëzonte të hollat, se në çantë ka revole dhe se nuk do të mëdyshjet ta përdor po qe nevoja.  

Me disa mijëra euro pa zhurmë kishte lënë bankën dhe dhjetë minuta më vonë i kishte telefonuar policisë për t’i shpjeguar shkakun e plaçkitjes, duke i paralajmëruar se do të dorëzohej vetë për ta arrestuar.  

“Njerëzit e këqij e kishin vjedhur, kurse të mirët i kishin dhënë hua. Kishte deklaruar se nuk e sheh të arsyeshme që ata të mirët të dëmtohen për shkak të atyre të këqijve. Kishte dashur të kthente borxhin dhe s’kishte gjetur mënyrë tjetër pos për ta plaçkitur bankën”, ka sqaruar zëdhënësi i policisë, Tomas Hulan. 

Për plaçkitje të bankës parashihet dënimi deri dhjetë vjet burgim. 

No comments :

Post a Comment