Dita e dasmës për shumë prej nesh është një moment shumë i rëndësishëm dhe një çift dëshiron që ajo të jetë sa më e veçantë. Kohët e fundit ceremonitë kanë ndryshuar shumë, ndërsa ka edhe nga ata që zgjedhin vende shumë “fine” për t’iu betuar njëri-tjetrit për besnikëri deri në fund të jetës.
Chris dhe Janet Wright janë bërë të njohur në shumë vende të botës, pasi martesa e tyre është bërë nën ujë.
Edhe pse në moshë të thyer çifti vendosi që të ndërmerrte një aventurë që do i mbetej në mendje. Pavarësisht se fustani dhe kostumi u lagën, ata i dhanë një puthje të fuqishme njëri-tjetrit.
Chris 63 vjeç dhe Janet Wright u zhytën deri në 12 metër në ujë, ndërsa të ftuarit e tyre po shijonin me shumë interes ceremoninë.
“ishte diçka vërtet e mahnitshme. Ishte një vend me plot gjallëri dhe tërësisht magjike”,- tha nusja 58-vjeçare.
No comments :
Post a Comment