facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 December 2013

E harrojnë udhëtarin në aeroplan

Tom Wagner kishte mbetur vetëm në aeroplanin e boshatisur në Houston. Kur ai u zgjua, ekuipazhi kishte shkuar dhe dyert e aeroplanit ishin mbyllur.

Ai ishte të premten në një fluturim me United Express nga Luiziana në drejtim të Kalifornisë. Një ndalesë ishte planifikuar në Houston. Por, para se avioni të aterronte në Houston, Tom Wagnerin e zënë gjumi.

Kur Wagner u zgjua, avioni kishte aterruar sigurt, por ishte boshatisur. Ata e kishin harruar në vendin e tij afër dritares duke fjetur pas uljes së aeroplanit në Houston. Madje, edhe dyert e aeroplanit ishin mbyllur.

"Unë kam qenë vetëm dhe kaq: çfarë po ndodh këtu", kishte pyetur udhëtari i fjetur.

Gjysmë ore më vonë Wagner është liruar nga aeroplani i “United Express”. Kompania ishte përkujdesur që ta sjellë atë në një hotel, sepse fluturimin për në Kaliforni Wagner e kishte humbur, transmeton albinfo.

"Ne jemi duke hetuar se si ka mundur të ndodhë kjo, ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin që kishte përjetuar pasagjeri”, thonë zyrtarë të kompanisë.

No comments :

Post a Comment