facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 December 2013

Stambolli planifikon parkingje notuese

Autoritetet e Stambollit planifikojnë parkingje notuese përgjatë bregut të Bosforit dhe të detit Marmara, për të shmangur kështu tollovitë në atë pjesë të dendur të qytetit. 

Mbi parkingjet notuese do të mund të ndërtohen kafiteri, lokale argëtimi ose galeri arti, njoftuan dje zyrtarët. 

Vetëm një parking i tillë, i quajtur ISPARK, do të kushtonte nëntë milionë euro dhe do të kishte 400 vende për parkim. 

Nuk dihet ende se kur do të fillojë ndërtimi i tyre.

Stambolli ka 16 milionë banorë dhe çdo ditë nga njëri breg i Bosforit në tjetrin kalojnë me automjete nga dy milionë njerëz.   

No comments :

Post a Comment