facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 December 2013

E mrekullueshme në moshën 44-vjeçare

Jennifer Aniston, duket e lumtur në fotografitë e kapura nga paparacët fill pas daljes së saj nga një klinikë për kujdesin e lëkurës në Hollywood. 

Ish-ylli i Friends, padyshim ka një lëkurë të përsosur dhe në moshën 44-vjecare kujdeset që të ruajë shkëlqimin dhe të mos e humbasë atë.
Për të ruajtur sa më mirë lëkurën nga dielli i Kalifornias ajo mbante një kapele dhe syze të errëta. 

E veshur me një këmishe më viza dhe xhinse të zeza, Jennifer tregonte më së mirë këmbët e saj të holla dhe të bukura, ndërsa qëndronte komode mbi një palë çizme me taka të larta të zeza.

Në veshin e majtë të Jennifer shkëlqente një vath diamanti me vlerë tejet të madhe.

No comments :

Post a Comment