Dita e hënë nuk është dhe aq e mbarë, pasi të gjithë përtojmë të çohemi nga shtrati.
Pritja e një jave të gjatë i bën njerëzit më të pafuqishëm kjo falë ndryshimit të ritmit gjatë fundjavës, pasi në ditët e pushimit ose në ditën e pushimit njerëzit bien të flenë më vonë dhe mëngjesin pasardhës flenë pa u shqetësuar se do u bjerë zilja për të shkuar në punë.
Pikërisht prishja e rendit të ditëve na krijon një ndjesi lodhje të paktën dy ditët e para të javës.
Rezultatet e një studimi të drejtuar nga Rush University dhe i publikuar në revistën Applied Ergonomics, tregon se mjafton ndryshimi i ritmit të gjumit me dy orë që të ç’ekuilibrohet dita.
Studiuesit mblodhën një grup vullnetarësh dhe iu kërkuan që të shtypnin butonin sa herë që në ekran shfaqej një imazh.
Nga krahasimi i rezultateve doli se në mëngjes dhe deri në drekë vonesa e reagimit ishte më e madhe, në raport me mbrëmjen e së hënës dhe ditën pasardhëse.
Doktoresha Helen Burgess e cila drejtoi studimin u shpreh se prishja e orarit të gjumit, gjatë fundjavës shoqërohet edhe me më tepër cigare dhe kafeinë çka ndikon negativisht në organizëm.
Burimi: Yllpress
No comments :
Post a Comment