Një uebfaqe e re u mundëson përdoruesve të kontrollojnë nëse emrat e përdoruesve të tyre dhe fjalëkalimet janë zbuluar në ndonjë vjedhje të madhe të dhënash gjatë viteve të fundit.
Sulmi në Adobe u bë publik gjatë muajit tetor dhe konsiderohet si një prej sulmeve më të mëdha, që njihen deri tani, në historinë e tyre. Janë kompromentuar mbi 153 milionë rekorde përdoruesish, përfshi adresa e-mail-i dhe fjalëkalimeve të enkriptuara dobët.
Ka shumë kërkues sigurie të cilët kanë krijuar uebfaqe që i lejojnë përdoruesit të kontrollojnë nëse janë prekur nga thyerja e sigurisë në Adobe, por Hung dëshironte që t’u jepte mundësi atyre të kontrollonin edhe për shërbime të tjera.
Kjo lidhje është e rëndësishme pasi ka shumë njerëz që përdorin të njëjta e-mail-e dhe fjalëkalime në shumë shërbime në internet.
Në vitin 2012, për shembull, Hunt krahasoi rekordet e përdoruesve nga Sony dhe Yahoo, në dy sulmet e bëra ndaj tyre, dhe vuri re se 59% e njerëzve kishin të njëjtat fjalëkalime në të dyja shërbimet.
Edhe ngarkimi i të dhënave në uebfaqe nuk ishte proçes i lehtë pasi bëhej fjalë për mbi 152 milionë rekorde nga Adobe, 860 000 nga Stratfor, 530 000 nga Gawker, 453 000 nga Yahoo dhe 37 000 nga Sony.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment