facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 December 2013

Kripa të merr jetën!

Duke reduktuar konsumin e kripës me dy maja gishtash në ditë mund të parandaloni sulme në zemër dhe në tru, thonë shkencëtarët.

Një lajm i tillë vjen në një kohë kur në ditët e festave të fundvitit konsumi i këtij përbërësi rritet ndjeshëm.
Për një person në ditë rekomandohen 6 gram kripë maksimumi, ndërsa konsumi mesatarisht është 8.6 gr.

Përveç kripës që njerëzit e marrin drejtpërdrejtë, edhe prodhuesit e ushqimeve mund të ndihmojnë në këtë drejtim duke ulur sasinë e përdorur.

Shkencëtarët e Universitetit Wageningen në Holandë kanë gjetur se, 5% e sulmeve në zemër dhe 6% e sulme në tru mund të parandaloheshin nëse në ushqime do të kishte më pak kripë.

Konsumi i reduktuar i kripës ndikon në uljen e nivelit të gjakut. Sipas tyre 1 në 20 sulme në zemër dhe 1 në 16 sulme në tru mund të parandalohen plotësisht nga konsumi i reduktuar prej 6 gr në ditë kripe.

No comments :

Post a Comment