facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 December 2013

Leximi i librave ndikon pozitivisht tek njerëzit

Shumë njerëz kanë deklaruar se leximi i një libri të veçantë ka ndryshuar jetën e tyre, por shkencëtarët kanë zbuluar se truri i njeriut ndryshon pozitivisht nëse njeriu e shijon kohën  kur është duke lexuar një novelë. 
Hulumtuesit amerikan kanë përdorur skanerët “fMRI” që të identifikojnë ndikimin e leximit në brendësinë e trurit dhe kanë thënë se ndryshimet në tru vërehen pak ditë pasi njeriu të ketë lexuar ndonjë tregim.

Shkencëtarët nga Universiteti Emory në Atlanta të Gjeorgjisë thanë se leximi i një novele mund të ofrojë ndryshime rreth freskimit të trurit, të cilat mund të zgjasin për shumë ditë. Rezultatet që ata nxorën nga ky hulumtim u publikuan në revistën “Brain Conncevity”.

“Tregimet na formësojnë jetën dhe në disa raste na ndihmojnë të definojmë një person. Ne dëshirojmë të kuptojmë se si leximi i rrëfimeve ndikon në trurin e njeriut”, tha udhëheqësi i këtij hulumtimi, Gregory Berns, nga qendra universitare “Neuropolicy”.

Në këtë hulumtim u përfshinë 12 studentë, të cilët u dirigjuan për 19 ditë të tëra. Atyre iu caktua leximi i novelës “Pompeii” të autorit Robert Harris.

Në pesë ditët e para truri i këtyre studentëve u skanua çdo mëngjes kur edhe ishte i kthjellët. Atyre iu kërkua që për nëntë ditë të lexojnë nëntë pjesë të librit dhe gjatë çdo mbrëmjeje të lexonin 30 faqe të tjera të librit.
Ditën e nesërme studentët erdhën në dhomën e laboratorit, ku e plotësuan një pyetësor që ndërlidhej me pjesët e novelës që iu ishte kërkuar ta lexonin. Pas kësaj, ata kryen procesin e skanimit “fMRI” në një fazë ku ata nuk ishin duke lexuar.

Pasi kishin përfunduar leximin e novelës, truri i pjesëmarrësve (studentëve) ishte skanuar edhe mëngjeseve të tjera, në çastet ku truri i tyre ishte i pushueshëm.
Rezultatet e arritura nga ky hulumtim tregojnë rritje të madhe të korteksit të trurit, hapësira ku truri ndërlidhet me perceptimin e gjuhës, gjatë mëngjeseve kur studentëve iu kërkua të lexonin pjesët e caktuara.

“Ndryshimet nervore që ne i zbuluam të ndërlidhura me ndjesitë fizike dhe sistemet lëvizëse, tregojnë se leximi i një novele mund ta transformojë trupin e njeriut në një protagonist. Ne kemi qenë në dijeni se tregimet e këndshme mund të ju vënë në pozitën e tjetrit, kurse tani ne e vërtetuam se kjo mund të ndodhë edhe në aspektin biologjik”, ka thënë prof. Berns.

No comments :

Post a Comment