facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 December 2013

Makinat më të shitura të 2013

Makinat me fuqi motorike të madhe nuk përbëjnë problem për amerikanët për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës por edhe ekonomisë në rritje. Por për evropianët kjo gjë është problem pasi çmimi i karburantit ndryshon çdo ditë.Për këtë fakt, gjatë vitit 2013 ata zgjodhën makina me motorë më të vegjël.

Ja dhe lista e 10 makinave më të shitura për vitin që po lëmë pas.

1. Ford Focus-Me rreth 1.1 miliardë makina të shitura për këtë vit, Focus pritet të parakalojë Toyota Corolla si makina më e shitur në botë.
2. Toyota Corolla-Toyota Corolla, e ridizajnuar për 2014-n për të qenë më në stil, humbi statusin e saj të 2012-s si makina më e preferuar në botë. Këtë vit Corolla pritet të mbarojë e dyta.
3. Volkswagen Jetta-Shitjet e Jetta-s arrijnë rreth 906,000 makina të shitura.
4. Hyundai Elantra-Shitjet e Elantra-s në 2013 pritet të jenë rreth 866,000, 11% më shumë nga një vit më parë.
5. Chevrolet Cruze-Shitjet globale për 2013-n të Cruze priten të jenë rreth 730 mijë.
6. Toyota Camry-Në SHBA, Toyota Camry është vetura më e shitur. Dhe kjo e bën që Toyota Camry të jetë në këtë listë, falë shitjeve të mëdha në SHBA. Shitjet globale për 2013-n priten të jenë rreth 728,000.
7. Volkswagen Golf-Gjenerata e shtatë e Golf-it nuk ka dalë akoma në tregjet e Kinës apo SHBA-së. Por megjithatë, shitjet globale për 2013-n priten të jenë rreth 720,000.
8. Ford Fiesta-Shitjet globale për Ford Fiestën në 2013-n priten të jenë rreth 706,000.
9. Honda CR-V-Honda CR-V është fuoristrada e vetme në këtë listë. Shitjet globale për 2013-n priten të jenë rreth 698,000.
10. Volkswagen Polo regjistron rreth 687,000 shitje në të gjithë botën për vitin 2013-n.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment