facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 December 2013

Në Murmansk filloi nata polare

Në gjerësinë gjeografike të Murmanskut filloi nata polare, e cila do të zgjasë deri në 10 janar.Kështu, banorët e Murmanskut nuk do ta shohin Diellin për plot 40 ditë.

Kulmi i natës polare, dita më e shkurtër, do të regjistrohet më 21-22 dhjetor.
Në këtë kohë dita nuk zgjat më shumë se pesë orë e gjysmë. Por këto ditë ngjajnë më shumë me muzgun.

Përveç Murmanskut, natën polare në Rusi do ta përjetojnë edhe banorët e rreth 30 qyteteve të tjera, në veçanti, Norilsk, Vorkuta, Narjan-Mar, Novij Urengoj.

No comments :

Post a Comment