Les Scadding dhe gruaja e tij Samantha, çifti që kanë fituar 45.5 milionë funte në lotari, u patën betuar se do ta ndryshonin jetën e tyre për të mirë.
Për disa vite me radhë, fituesit e milionave janë ndarë, pasi siç duket edhe çifti i tretë i lotarisë kanë raportuar ndarjen pas fitimit të një pasurie të tërë.
Burime të afërta me çiftin i kanë treguar “Daily Mail” se ata kanë vendosur të ndahen para 8 muajsh.
Ata thanë se arsyeja kryesore e ndarjes mbetet një mister. Samantha ka qëndruar gjatë kësaj kohe në vilën e çiftit në Barbados ndërsa zotëri Scadding në shtëpinë e tyre në Gwent.
Shokët e tyre thanë se Samantha ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj para ndarjes, duke humbur peshë dhe duke e ndryshuar stilin e flokëve.
Ajo është 21 vjet më e re se ish burri i saj.
Zotëri Scadding i cili një pjesë të lotarisë e ka shfrytëzuar që të kujdeset për klubin e tij të futbollit “Newport County” ishte i kënaqur që të qëndronte në shtëpinë e madhe me vlerë 1.5 milionë funta në Gwent.
Thonë se përderisa zonjusha Peachy-Scadding, bija e një llogaritari që ka një biznes të vetin po shijon jeton e saj të re që ja solli lotaria, ish burri i saj po qëndron me këmbë në tokë.
Viktimat e fundit të këtij “mallkimi të lotarisë” ishin fituesit e miliona eurove, David dhe Angela Dawes..
Më 20 nëntor edhe çifti Adrian dhe Gillian Bayfod u ndanë për shkak se e shoqja kishte filluar një aferë me kopshtarin e tyre. Ata patën fituar 148 milionë funta para 16 muajve.
Që nga fitimi i lotarisë çifti Scanding janë larguar nga njëri tjetri. Burime të çiftit tregojnë se lotaria i ka bërë keq atyre. Nuk thonë kot: “Paraja nuk mund ta blejë dashurinë”.
Një tjetër burim ka thënë se arsye tjetër e ndarjes mund të jetë tensioni i krijuar mes tyre sepse më parë ajo ka dashur që ata të kenë fëmijë por për shkak të moshës së madhe të Semit nuk kanë mundur kështu që ajo ka ndryshuar mendim për martesën e saj me të.
Siç u mor vesh zonjusha Peachy ishte ajo që kishte kërkuar divorcin në prill të këtij muaji në gjykatën e qarkut në Cardiff.
Zotëri Scadding ka refuzuar të komentojë për ndarjen.
Një familjar i tyre ka thënë se Sami nuk ka dëshirë që të komentojë për gjërat e tij private.
03 December 2013
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment