facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 December 2013

Pendimet më të shpeshta në momentet e fundit

Pak njerëzve iu pëlqen të pajtohen me faktin që do të vdesin madje edhe më pak e  imagjinojnë se ata mund të përballen me pendimin kur do të jetë shumë vonë. 

Një ish-infermiere ka ndarë përvojat e saj se për çfarë saktësisht njerëzit e sëmurë pendohen më shumë.

Bronnie Ware, një infermiere e kujdesit qetësues ndaj njerëzve që jetojnë javët e fundit të jetës, thotë se është befasuese se sa shumë ngjasojnë pendimet e pacientëve të saj.
Ndoshta pendime e tyre kanë të bëjnë me gjërat më të thjeshta në jetë, siç janë komunikimi me miq dhe të jesh vetvetja, të cilat shumica e njerëzve kanë pasur dëshirë që t’i posedojnë.

Gjithashtu Ware ka zbuluar se njerëzit pendohen që kanë punuar shumë, derisa shumë të tjerë dëshirojnë që të kishin guximin t’i shprehin ndjenjat e tyre më shpesh.

E inspiruar nga ajo se çfarë zbuloi, zonjusha Ware shkroi një libër rreth përvojave të saj

të titulluar “The Top Five Regrets Of The Dying: A Life Transformed By The Dearly Departing”.

“Pacientët e mi ishin ata te cilët momentet e fundit të jetës së tyre donin t’i kalonin në shtëpi.  Njerëzit përfitojnë shumë kur ata përballen me vdekjen e tyre dhe disa ndryshime ishin të jashtëzakonshme. Secili prej tyre ka ndier emocione të ndryshme, ashtu siç është menduar: përgënjeshtrime, frikë, zemërim, pendim dhe më shumë mohime ndaj shprehjes së pëlqimeve. 

Çdo pacient ndjeu paqe në vetvete para se të ndërronte jetë. Kur u pyetën nëse ndjeheshin të penduar për ndonjë gjë që kishin bërë apo që do ta bënin ndryshe, përsëri përmendeshin temat e njëjta”, tha infermierja Bronnie Ware.

Ajo i përmendi pesë pendimet më të zakonshme të të moshuarve:

-    “Do të dëshiroja të kisha guximin të jetoja një jetë i drejtë me vetveten dhe jo një jetë që të tjerët e mendonin për mua”

-    “Do të doja të mos kisha punuar aq shumë”

-    “Do të dëshiroja të kisha guximin t’i shprehja ndjenjat e mia”

-    “Do të dëshiroja të komunikoja me miqtë e mi”

-    “Do të dëshiroja të kisha lejuar vetveten të isha më i lumtur”. 

No comments :

Post a Comment