facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 December 2013

Xhelozia, sa lloje ekzistojnë?

Te gjithë e njohin xhelozinë, ne mënyra pak e shume te forta, te gjithë kane qene viktimë e saj, por çfarë është me te vërtet xhelozia? Ta përkufizosh nuk është shume e thjeshte, është vështirë te quash xhelozinë si një ndjenje sesa një gjendje shpirtërore dhe emocionale. Për te komplikuar gjerat bashkohet dhe fakti qe ekzistojnë tipe te ndryshme te xhelozisë, sipas rastit. Xhelozi mes te dashuruarve, xhelozi midis vëllezërve dhe motrave, xhelozi materiale për një objekt etj.


1- Xhelozia romantike
Xhelozia mes partnereve apo ish është ajo qe intereson me shume psikologjinë. Frika për te humbur njeriun e dashur sjell ne përgjithësi urrejtje ndaj rivaleve te mundshëm. Është e mundur qe xhelozia te luftohet apo te limitohet? Është e rëndësishme te forconi besimin ne vetvete, duke rregulluar potencialin tuaj dhe duke përmirësuar pamjen. dhe ne rastin e ish-it duhet te evitoni te gjitha vendet dhe situatat qe ju sjellin ne mendje personin qe keni dashur.

2- Xhelozia nga konkurrenca sociale
Ne këtë lloj xhelozie objekti i dëshirës nuk është një person specifik por konkurrenca sociale dhe suksesi ne disa aspekte.

3- Xhelozia depresive
Xhelozia depresive lind nga një kompleks inferioriteti, duke mos e ndjere veten ne lartësinë e personit tjetër, qofte një mik apo partner.

4- Xhelozia paranojake
Kjo forme xhelozie bazohet tek mosbesimi, një detaj qe përpunohet ne mendje duke shtyre te mendojnë komplote dhe intriga edhe aty ku nuk ekzistojnë. Kjo lloj xhelozia qëndron me se shumti tek te rinjtë.

5- Xhelozia obsesive
Xhelozia obsesive godet me se shumti meshkujt, dyshimet e vazhdueshme bëhen obsesion i vërtet, qe shpesh here nuk largohen.

6- Xhelozia nga ankthi i ndarjes
Lind nga frika e ndarjes. Godet personat qe ju mungon pavarësia, te pazot te mendojnë se mund te jetojnë pa njeriun e dashur.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment