facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 January 2014

Aplikacioni Zapp largon nga përdorimi kuletat

Miliona konsumatorë do të kenë mundësi të përdorin telefonin e tyre të mençur për të “bërë” shoping pa pasur nevojë për para cash apo kartela bankare.
I njohur si Zapp, aplikacioni pritet të lansohet gjatë vjeshtës dhe do të jetë i mundshëm për 18 milionë përdoruesit e llogarive bankare në HSBC, First Direct, Nationwide, Santander dhe Metro Bank.

Fillimisht sistemi i pagesave do të punojë vetëm për blerjet online, por drejtori ekzekutiv i Zapp, Peter Keenan, ka thënë se pret që aplikacioni të jetë i mundshëm së paku në njërën nga bankat deri në vitin 2015, që do të thotë se konsumatorët “mund të lënë në shtëpi kuletat e tyre”.

Aplikacioni do të funksionojë përmes përdorimit të një kodi që i dërgohet konsumatorëve në telefonat e mençur kur ata të klikojnë në “Pay by Zapp”. Ata do të kenë mundësi që të skenojnë kodinë nga fakturat e letërs ose nga ekranet e një makine moderne të kartave, transmeton Koha.net.

Kodi do të përmbajë gjitha informacionet e nevojshme për të kompletuar transakcionin, përfshirë çmimin dhe detajet tjera të produktit që keni blerë. Sapo konsumatori të hapë aplikacionin për blerje në celularin e tyre, transakcioni mund të kompletohet brenda 12 sekondave. 

No comments :

Post a Comment