Wikipedia, enciklopedia më e preferuar në internet, sot ka mbushur 13 vjet. Kjo ueb-faqe tashmë ka hyrë në atë fazën e adoleshencës ku mendon se i di të gjitha për gjithçka. Por në rastin e saj, mund të ketë të drejtë.
Data e lansimit të kompanisë, 15 janar, 2001, nga disa njihet si Dita e Wikipedias. Kjo faqe bëri revolucion në informatat pa pagesë që u ofronte komunitetit të gjerë të lexuesve online, transmeton Koha.net.
Wikipedia u krijua nga dyshja Jimmy Wales, fytyra e të cilit na shikonte pandërprerë në faqen e parë derisa ju jepnit ndonjë donacion, dhe Larry Sanger, i cili e shpiku edhe emrin Wikipedia, një kombinim fjalësh - “wiki” nga gjuha havaiane do të thotë “shpejtë”, dhe “pedia” nga “enciklopedia”.
Me rreth 365 milionë përdorues, Wikipedia është rritur në një prej faqeve më të vizituara në botë. Përdoruesit lexojnë mbi 30 milionë artikuj në 287 gjuhë, duke përfshirë gjithçka, nga lista e nofkave të përdorura nga George W. Bush e deri tek etimologjia e fjalës “jukebox”.
Mirëpo, pavarësisht këtij suksesi, Wikipedia edhe këtë përvjetor e gjen me pamje pothuajse të njëjtë nga koha kur edhe u lansua.
No comments :
Post a Comment