facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 January 2014

Arsyet pse femrave ju pëlqen aq shumë blerja?!

Në këtë botë moderne, të dukesh bukur është shumë e lehtë, mjafton të kesh para. E për femrat, shopingu është bërë një faktor shumë i rëndësishëm, që të arrijnë të duken bukur.

Blerja e kozmetikës, rrobave, çantave, këpucëve e shumë gjërave të tjera, janë bërë gjëra rutinë.

Femrat në përgjithësi dëshirojnë shumë rrobe.

Dhe nga e gjithë kjo, shopingu fundjavë, është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.

E gjithë kjo, pasi bota e femrave është një garë e modës. Juve iu nevojiten gjërat më të reja që të bëheni pjesë e rrethit ku ju jetoni. Të dukeni ‘in’ me trendët që ofrohen çdo ditë.

Ju ka ndodhur shpesh të shikoni një femër gjersa shikon rroba dhe burri i saj qëndron jashtë po atij dyqani. Kjo është e natyrshme, meshkujt urrejnë atë çka femrat e duan.

Është e paktë për nga natyra që meshkujt të jenë të dhënë në blerjen e gardërobës. Kjo i shkon natyrës së femrës.

Kjo njihet si “sëmundje e shopingut” të cilën shumica nga femrat e kanë dhe nuk mund ta kontrollojnë.

Edhe pse raftet e tyre janë të mbushura me rroba, aksesorë, këpucë dhe gjithçka që i nevojiten një vajze, përfundimi është gjithmonë i njëjtë: nuk kam se çka të vesh.

Kjo tregon pangopësinë dhe në të njëjtën kohë varësinë ndaj këtij fenomeni që me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më dominues në secilën kulturë të botës.

No comments :

Post a Comment