facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 January 2014

Ferrari lançon makinën garuese për vitin 2014, F14 T

Ferrari edhe zyrtarisht ka shpalosur makinën garuese F14 T, makinë kjo nga e cila italianët presin që t’ju sjell lavdi në kampionatin e këtij viti në duart e dyshes Fernando Alonso and Kimi Raikkonen.

Në përputhje me rregullat e parashikuara për kampionatin e vitit 2014, garuesja e re e Scuderia Ferrarit është e pajisur me motor 1.6 litra, V6 Turbo dhe një pamje krejtësisht ndryshe të hundës në dallim me makinat tjera

“Mendoj se aq sa e mbaj mënd, sfida teknike e këtij viti është më e madhja këto 10 vitet e fundit në F1” tha drejtori i ekipit të Ferrarit Stefano Domenicali. “Lidhur me sfidën ekziston mundësia që kjo sfidë të merret në mënyrën e drejtë nga grupi ynë i inxhinierëve.”

Ndërtimi i F14 T, makina e 60-të e Ferrarit për kompeticionet në Formula 1, ka filluar para dy viteve dhe është makina e parë që është ndikuar nga shefi teknik i ri James Allison i cili i’u bashkua Ferrarit nga Lotus.

F14 T deputimin e saj zyrtar në pistë do ta kryej të martën kur edhe fillojnë testimet parasezonale në pistën spanjole, Jerez.

Disponim | Shqip

No comments :

Post a Comment