facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 January 2014

Për 3 vjet, Facebook do të humb 80% të përdoruesve të saj

Rritjës së rrjetit social Facebook do t’i vijë fundi shumë shpejtë, sikur një sëmundjeje ngjitëse që përhapet me shpejtësi dhe papritmas vdes, thonë studiuesit e Universitetit të Princeton që janë duke përdorur sëmundjet për të modeluar ciklet jetësore të mediave sociale.

Hulumtuesit parashikojnë që Facebook do të përjetojë një rënie të shpejtë të numrit të përdoruesve, i cili madje mund të arrijë në shkallë prej 80% të bazës së saj të përdoruesve, nëse llogaritet nga kulmi i përdoruesve të saj.

Sipas raportit të hulumtuesve, një trend i tillë i rënies pritet të ndodhë në mes të viteve 2015 dhe 2017.

Në thelb, përdoruesit e Facebook do të humbin interesin e tyre në përdorimin e këtij rrjeti social, pasi që me kalimin e kohës edhe bashkëmoshatarët e tyre të humbin interesin e tyre për qasje në Facebook – thonë hulumtuesit të cilët bazohet në modelin e tyre të studimit..

"Idetë, ngjashëm sikurse sëmundjet infektuese, janë përhapur tek njerëzit për tu shuar përfundimisht më pas, dhe të njëjtat janë përshkruar me sukses me modele epidemiologjike" shkruajnë studiuesit. 

Burimi: Telegrafi 

No comments :

Post a Comment