facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

Kthejeni iPhone në kamerë largpamëse

‘Flir One’ është një lloj iPhone me një kamerë të vogël termike e vendosur mbrapa tij. Kjo lloj kamere mund të zbuloj ndryshimet e temperaturës minimale në vetëm 0.1°C.
Leximet e temperaturës shfaqen në ekranin e telefonit nëpërmjet një aplikacioni. Kjo u lejon përdoruesve që të shohin në errësirë dhe të gjejnë nxehtësitë e padukshme si dhe vendet e lagura.

Kjo u ndihmon pronarëve të shtëpisë për kontrollimin e drafteve dhe gjetjen e mykut para se ai të paraqitet.
I njohur si ‘Flir One’, kutia dhe kamera mund të përdoren për të gjetur burime të nxehta të fshehura, të lidhura më kamerë plotësuese largpamëse, dhe u lejon përdoruesve të shohin në errësirë totale.

Kamera vendos në përdorim imazhe dinamike multispektrale, për të krijuar piktura termike të kualitetit të lartë në kohë reale. Përveç kësaj ky model mund të përdoret në indetifikimin e humbjes së nxehtësisë rreth dritareve dhe dyerve.

Kutia është e pajisur me baterinë e vet e cila do të zgjasë rreth dy orë.
Ky është modeli i parë që është krijuar për iPhone 5 dhe iPhone 5s, por versioni për android është pritet të dal në fund të këtij viti.
Ky model, në shitje me një çmim prej rreth 350 dollarë do të dal në shitje në muajin prill.

Burimi: kp (RTV21)

No comments :

Post a Comment