facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

Fiat zhvendoset dhe ndërron emrin

Deri në fund të muajit pritet të përfundoi procesi i bashkimit të dy gjigantëve atij italian Fiat dhe asaj amerikane Chrysler, dhe kështu prodhuesi i shtatë më i madhi në botë do të ndërrojë emrin, thotë Markione. Se ku do të themelohet shtabi kryesor i kësaj kompanie do të varet mbi atë se ku do të qëndrojnë edhe aksionet e saj, në Milano apo në Nju Jork.

Kompania e re do të fokusohet më shumë në prodhimin e veturave luksoze siç janë “Alfa Romeo” dhe “Maserati”, pasi në tregun ndërkombëtarë të veturave ekziston një konkurrencë e madhe, ka deklaruar drejtori i Fiat gjatë një interviste dhënë një gazete italiane.

Ndërkaq, ai ka porositur zyrtarët e lartë të kompanisë gjermane “Volkswagen”, se për blerjen e “Alfa Romeo” munden vetëm të ëndërrojnë.

Gjithashtu bëhet e ditur se me blerjen e mbi 41,5 të aksioneve të Chrysler për 4,35 miliard dollarë, Fiat mbi vete ka marrë borxhe të mëdha dhe ka përkeqësuar gjendjen financiare të kompanisë, por kjo gjë duket se nuk po e brengos shumë Markionen.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment