facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 January 2014

Ja se si të kontrolloni nëse funksionalitetet shtesë të shfletuesit janë adware apo malware

Këtë javë, Ars Technica dhe How-To Geek publikuan një artikull ku jepeshin disa lajme jo të mira: shumë prej funksinaliteteve shtesë për shfletues kanë filluar ose të shtojnë reklama në faqet që përdorni ose gjurmojnë komplet historikun e faqeve që vizitoni në internet – madje, edhe pa ju njoftuar për këtë gjë. Ja se çfarë po ndodh realisht.

Siç ve në dukje Ars, shumica prej këtyre funksionaliteteve kanë filluar si të pavarura, të rregullta e pa hile. Më pas ato u blenë nga kompanitë reklamuese. Këto të fundit, përmes përditësime automatike, kanë shtuar veçori gjurmimi si dhe kane injektuar reklama apo kanë filluar të grumbullojnë të dhëna. Një gjë e tillë ka qenë madje shumë e lehtë, duke qenë se lejimet që i kishte dhënë përdoruesi kanë qenë shumë të përgjithshme.

Ndoshta mund të kenë shtuar në opsionet e tyre kutiza për t’u aktivizuar apo çaktivizuar ose kanë bërë lajmërime në faqet e tyre lidhur me privatësinë. Por, ju nuk i keni lexuar apo e keni shkarkuar funksinalitetin para se të përditësohej dhe askush nuk ju ka lajmëruar për këto ndryshime.

How-To Geek ka publikuar një listë me funksionalitetet shtesë që kanë këtë lloj sjelljeje. Mund t’i kontrolloni në këtë link. Google në fakt ka hequr disa prej tyre nga dyqani zyrtar, por, për sa kohë politikat e tij e lejojnë këtë gjë, shumë prej funksinaliteteve shtesë do të vazhdojnë të jenë të disponueshme. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment