facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 January 2014

Studentët e Harvardit testojnë mesazhet telefonike që mund t’i nuhasim!

Paramendoni se sa interesante do të ishte që përveç mundësisë së postimit të ushqimeve tona të preferuara në Instagram, ne të kishim mundësi ti postonim edhe aromat e tyre, që miqtë tanë të mund edhe t’i nuhasin ato.

Kjo duket të jetë premisa e disa studentëve të Harvardit, të cilët janë duke punuar për të zhvilluar një metodë të dërgimit të mesazheve nuhatëse përmes telefonave të mençur.

ITProPortal njofton se studentët e universitetit prestigjioz amerikan janë duke punuar nën drejtimin e institutit francez “Le Laboratoire” për të krijuar një aksesor të ri për telefona të mençur “i cili do të lejojë dërgimin e mesazheve nuhatëse në kohë reale, dhe në të gjithë botën”, po aq lehtë sa ne dërgojmë sot mesazhet me tekst dhe zë.
Nuhatja do të gjenerohet nga një attachment i vogël i quajtur OPhone, i cili mund të lëshojë disa lloje të ndryshme të erërave në bazë të urdhrave që merr nga një aplikacion i telefonit i cili do të jetë i personalizuar për këtë punë.

Themeluesi Le Laboratoire, David Edwards e përshkruan projektin si një mënyrë të re e cila “jo vetëm se riprodhon një mënyrë ekzistues të komunikimit, por gjithashtu krijon një gjuhë të re.”

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment