Katy Perry ka pranuar se albumi i saj “Prism” është menduar të jetë i errët, deri në momentin që ajo e bëri këngën e saj të parë të albumit, “Roar”.
Këngëtarja ka filluar të shkruante këngët për albumin e saj pas ndarjes nga Russell Brand, dhe bashkë producenti i saj, Bonnie McKee, thotë se ishte Roar që ndryshoi diskursin e albumit.
“Ajo ishte duke ardhur sikurse nga një vend i errët. Ajo po fliste për zbulimin e anës së saj të errët”.
“Roar ishte shumë i fuqishëm në fillim. Kishte thjesht fjalët e duhura, ishte një manifest dhe thjesht u përshtat videoklipi me refrenin. Nga album i errët, “Prism” u shndërrua në album plotësisht të gjallë”, ka deklaruar McKee.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment