facebookgoogle plusrss feedmesazh

17 January 2014

Michelle Obama feston sot 50 vjetorin e saj

Zonja e parë e Amerikës Michelle Obama, e cila feston sonte 50 vjetorin e saj, ka arritur në gjysëm shekulli atë që personave të tjerë mund ti duhet një jetë e tërë të realizojnë. 
Duke e quajtur veten “50 dhe e mahnitshme’, Michelle po përgatitet për festën e saj të madhe e cila do të mbahet sonte në Shtëpinë e Bardhë. 

E diplomuar në Princeton dhe Harvard Laë ku u njoh edhe me Presidentin Barak obama, Michelle ka punuar në një firmë ligjore përpara se të bëhej Zonja e parë e amerikës. 

“Nuk jam ndier kurrë me besim më të lartë në vetvete, dhe e sigurt për gruan që jam’ ishin fjalët e Michelle në vigjilje të 50 vjetorit të saj. 

Pyetjes se nëse ndihet e plotësuar në këtë 50 vjetor të jetës së saj, ajo i përgjigjet se të jesh zonjë e parë është një arritje mjaft e lartë por ajo gjithsesi është ndier gjithmonë se jeta e saj është në evolim të vazhdueshëm. 

Për një intervistë të dhënë për gazetën People, Michelle tregon se kërkon në vazhdimësi të gjejë mënyra për të patur ndikim sa më të lartë, si mama, bashkëshorte dhe grua në profesion. 

Planifikimet e festës për ditlindjen e saj përfshijnë në listën e të ftuarve një numër të madh personash të njohur dhe intelektual. 

Nën hijen e thashethemnajës e cila ka mbuluar shtëpinë e bardhë lidhur me divorcin e pretenduar mes Michelle dhe Barack Obama, duket se festa e këtij 50 vjetori është një përgënjeshtrim i heshtur i lajmeve të publikuara nga mediat rajonale mbi problemet martesore të ciftit presidencial.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment