facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 January 2014

Nudge ndjek të gjitha informacionet tuaja shëndetësore në një aplikacion

Android/iPhone: Ndjekja e ushtrimeve dhe e informacioneve rreth shëndetit tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për ta motivuar veten në arritjen e qëllimeve që keni, por shpesh mund të jetë gjë e vështirë sepse ju keni nevojë ta bëni këtë në aplikacione të ndryshme.
Nudge iu mundëson që të ndiqni gjithçka nga pijet e konsumuara deri tek ushtrimet që kryeni në një aplikacion të thjeshtë.

Nudge automatikisht importon të dhëna nga aplikacionet si Moves dhe RunKeeper. Ai më pas iu mundëson që të futni të dhënat rreth llojit të ushqimit që hani, sa ujë keni pirë, sa ushtrime keni kryer dhe gjëra të tjera.

Nga atje, Nudge i ndjek ato të dhëna, vlerëson se sa shëndetshëm jeni duke jetuar dhe ju ofron këshilla se për çfarë keni nevojë për t’u përmirësuar. Ju po ashtu mund ta lidhni Nudge me furnizuesit socialë të quajtur “Clubs” ku ju mund të bisedoni me përdoruesit e tjerë të Nudge rreth ushtrimeve.

Nudge është i ngjashëm me aplikacionin Argus, por është më i thjeshtë dhe iu mundëson që të ndiqni lloje të ndryshme të të dhënave. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment