facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 January 2014

Samsung me makinë larëse inteligjente, që kontrollohet nga telefoni

Makinat larëse nuk dalin në lajme, sepse ato thjesht lajnë rroba, apo jo? Shpikja më e fundit e kompanisë Samsung, e quajtur makina larëse WW9000 bën më shumë se kaq. Në fakt, ju mund ta kontrolloni nga telefoni juaj inteligjent. Makinat larëse, të prodhuara më parë nga kompania Samsung, kanë pasur kontrollin automatik, ndërsa ky është modeli i parë që ka kontrollin inteligjent, dhe ju lejon të kontrolloni dhe të monitoroni makinën tuaj larëse nga telefoni juaj inteligjent.

Për shembull, nëse e ndaloni ose e filloni procesin e makinës larëse nga pajisja juaj, do të merrni njoftime që ju tregojnë dhe sa kohë ka mbetur që të mbarojë procesi i larjes, cili procesi po bëhet ose kur mbaron.

Sipas Russell Owens, shefi i departamentit elektro-shtëpiak tek kompania Samsung, makina larëse është ekologjike dhe do t`i japë mundësi përdoruesve që t`i thjeshtëzojnë gjërat, kur vjen puna për larjen e rrobave. Ai beson se makina larëse WW9000 do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e shikojnë larjen e rrobave.

Makina larëse Samsung WW9000 ka një ekran 5 inç, me prekje dhe me ngjyra. Ka disa veçori si për shembull: mban mend proceset që janë përdorur më shpesh, mënyrën tuaj të preferuar për të larë rrobat, si dhe ju jep mundësi të personalizoni procesin e larjes. Jeni ju që do të vendosni kohën, shpejtësinë e xhirove dhe temperaturën.

Burimi: TetovaSot

No comments :

Post a Comment