facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

Picë me mish gjarpri – diçka që s’e keni pritur!

Finlanda deri më tani ka qenë në top listën e vendeve ku shërbehen pica e çuditshme, duke ofruar pica me mish dreri të egër, por picë me mish gjarpri? “Neighborhood Pizza” në Florida, SHBA, u ofron konsumatorëve të saj picë me mish të freskët të pitonit. 

Sipas WPXI, restoranti “Everglades” për picat e saja shërben pothuajse të gjitha krijesat e gjalla që do t’i gjenit në moçalin lokal: bretkosa, aligatorë dhe lakër nga moçali.

 Pronari Evan Daniell ka thënë për “New York Daily News” se këto shërbesa janë bërë shumë të famshme, çuditërisht. “Po i shesim gjithandej. Është një aksident i lumtur; gjithçka ka të bëjë me kreativitetin”, ka thënë ai, transmeton Koha.net. 

Një picë e mesme “Everglades” kushton 45 dollarë, dhe kjo ndodh për shkak se mishi i pitonit kushton shtrenjtë, deri në 66 dollarë për kg. Pronari i lokalit thotë se do të shërbejë në të ardhmen edhe pica tjera të çuditshme, nga krijesat që mbyten në rrugë nga makinat, si rakun, armadillo dhe oposum.

No comments :

Post a Comment