Ndërrimi i moteve në shumë vende të botës zakonisht festohet me gosti, muzikë, ushqim dhe pije, por ka edhe pritje shumë të pazakonta të Vitit të Ri.
Në disa pjesë të Kilit është traditë që Viti i Ri të pritet në varreza, në shoqëri të më të dashurve që kanë ndërruar jetë.
Në Rumani është traditë që natën e ndërrimit të moteve “t’i flisni” një kafshe, nëse ajo vetëm ju shikon dhe “nuk thotë asgjë”, ju pret një fat i vërtetë.
Në Johanesburg të Afrikës së Jugut njerëzit janë të prirë që të hedhin mobilet nga dritarja si shenjë e zëvendësimit të të vjetrës me të re. Në Irlandë hidhet buka në mur për të përzënë shpirtrat e këqij.
Vazhdojmë me Perunë, ku fqinjët rrehen me njëri-tjetrin në mënyrë që të shmangin mosmarrëveshjet gjatë vitit të ri. Në Siberi si pjesë e festës, njerëzit hidhen në ujë të ftohtë.
Po ashtu, në kuadër të traditave interesante të pritjes së Vitit të Ri janë edhe puthja kolektive në sheshin në Venecia; mbajtja e të brendshmeve me ngjyrë të kuqe si simbol i fatit në Spanjë, Itali dhe Meksikë; e shumë tradita të tjera.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment