facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 January 2014

Rrahja e zemrës - për të fituar energji elektronike

Rrahja e zemrës shndërrohet në energji. Është një rezultat i arritur falë nanoteknologjisë, që synon të lërë pas opsionin e baterive për stimuluesit kardiakë dhe dispozitivët e tjerë.
Shirita fare të vegjël janë në gjendje të gjenerojnë elektricitet duke konvertuar në energji lëvizjet e zemrës, mushkërive dhe diafragmës.
I publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të SHBA, PNAS, rezultati është arritur nga një grup studiuesish i drejtuar nga John Rogers, i Universitetit të Illinoisit.
Testet e para kanë qenë inkurajuese dhe janë kryer në kafshë që kanë organe me dimensione të ngjashme me ato të njerëzve, si tek lopët, delet dhe derrat.


Sistemet për monitorimin e zemrës, si stimuluesit kardiakë apo defibrilatorët, janë të gjithë dispozitivë mjekësorë që për të funksionuar kanë nevojë për bateri, zëvendësimi i të cilave bëhet vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjike. (Në foto një dispozitiv me energji natyrale).

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment