facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 January 2014

Ngatërrimi i emrave të fëmijëve nga prindërit

Prindërit shpesh i ngatërrojnë emrat e fëmijëve të tyre, por kjo dukuri është më e shpeshtë kur emrat janë të ngjashëm, tregon një studim i ri.

Kërkuesit amerikanë kanë analizuar 334 njerëz të cilët kanë pasur një ose më shumë vëllezër-motra.
Ata janë pyetur për ngjashmëritë në dukje dhe personalitet me vëllezërit/motrat e tyre, dhe sa shpesh prindërit i përziejnë emrat e tyre.

Njerëzit, emrat e të cilëve kanë pasur fillim (Jamie/Jason) ose mbarim (Amanda/Samantha) të ngjashëm me atë të vëllait-motrës, janë ngatërruar më shpesh në emra nga ana e prindërve.

Kjo ka qenë më e shpeshtë edhe në mesin e motrave/vëllezërve më të ri në moshë dhe të cilët ishin të të njëjtës gjini dhe me moshë të afërt.

Studimi është botuar në edicionin më të ri të revistës shkencore PLoS One. 
Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment