Policia në Suedi kanë falënderuar një person i cili ia ka dalë që t’i ngujojë tre hajdutë në bodrumin e shtëpisë së tij.
Incidenti në qytetin jugor Huskvarna nisi kur banori, që ka dashur të mbetet anonim, dëgjoi alarmin e shtëpisë që po ndizej e po fikej në orët e hershme të mëngjesit.
Doli për të parë se çfarë po ndodhë në bodrum, ku gjeti tre persona që po provonin të vidhnin gjësende, transmeton Koha.net.
Policia thotë se ai e kishte përplasur derën dhe i kishte ngujuar hajdutët në bodrum, dhe, kur policia erdhi në vendngjarje i gjeti tre të dyshuarit ende të ngujuar në bodrum të cilët më pas i arrestuan.
Policia ka falënderuar reagimin e shpejtë të banorit por ka paralajmëruar që të tjerët të mos provojnë të bëjnë të njëjtën gjë, vetëm nëse është e pashmangshme.
No comments :
Post a Comment