facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 January 2014

Tablet-projektor me Android nga Philips

Nëse deri më sot Androidi ju ka përkujtuar ndonjë tablet apo smartfon, tash e tutje Philips do ta ndryshojë këtë. Kompania ka vendosur që përmes PicoPix PPX3610, një projektor i bartshëm që lidhet në Wi-Fi dhe funksionon përmes sistemit operativ Android —më thjeshtë, një tablet në formë projektori.

Të gjitha aplikacionet tuaja shfaqen në ekranin e projektorit, duke iu mundësuar juve të ndërveproni me secilin prej tyre duke e prekur me gishtin tuaj në pjesën e sipërme të tij. Kjo gjë e kontrollon kursorin e mausit, gjë të cilën nuk mund ta gjeni në pajisjet tjera në Android, transmeton Koha.net. 

Projektori përfshin tri aplikacione të integruara për leximin e dokumenteve të zakonshme si PowerPoint nga USB, si dhe ka qasje të plotë në dyqanin Google Play.

Kjo do të thotë se mund të luani Candy Crush apo të instaloni aplikacione tjera në projektor sikurse edhe në dokument të Word-it. Ky projektor ka ndriçim të mirë, 100 lumens, që do të thotë shumë për një kategori të tillë të projektorëve.

PicoPix PPX3610 do të jetë në treg gjatë këtij muaji me një çmim prej 549 dollarësh.

No comments :

Post a Comment