facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 January 2014

Kufjet e LG-së që masin të rrahurat e zemrës

LG Electronics do bëjë hapin e parë në tregun e teknologjisë së fitnesit me kufje të cilat masin të rrahurat e zemrës suaj. Kompania e zbuloi prodhimin e këtij produkti sot gjatë CES 2014.

Kufjet LG Heart Rate përdorin teknologjinë e sensorëve për të matur sinjalet e rrjedhës së gjakut nga brendësia e veshit. Kjo ofron më pastaj të dhëna biometrike, siç janë të rrahurat e zemrës dhe konsumimin maksimal të oksigjenit. Një medaljon me kapëse i mundëson pajisjes që të lëshojë muzikë me teknologjinë wireless direkt në kufje si dhe e keni mundësinë që t’ju përgjigjeni thirrjeve, transmeton Koha.net.

Kufjet gjithashtu mbledhin të dhëna të cilat sinkronizohen më pastaj me aplikacione të ndryshme, përfshi edhe atë LG Fitness si dhe platforma tjera të palëve të treta si MyFitnessPal, Runkeeper dhe MapMyFitness. 

Këto kufje do të dalin në shitje në pjesën e parë të 2014, fillimisht në SHBA, e më pastaj edhe në pjesët tjera të botës.

No comments :

Post a Comment