facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 January 2014

Udhëtari shtyn 300 herë biletën, për të ngrënë 1 vit falas në aeroport

KINE - Një udhëtar ka ngrënë drekë për një vit të tërë falas vetëm me një biletë të blerë.
Ai ka ngrënë çdo ditë drekën e ofruar nga China Eastern Airlines, duke blerë vetëm një biletë të klasit të parë në aeroportin, Shanxit, Kinë.

Ai është zbuluar nga kompania ajrore, sepse shtynte çdo ditë rezervimin e biletës.
Kjo gjë filloi t’i bënte përshtypje kompanisë, e cila nisi hetimet ndaj udhëtarit, ku dhe zbuloi gjithçka.
Por kjo gjë nuk e ka rënduar ekonomikisht kompaninë ajrore, e cila ndihet më shumë e fyer nga mashtrimi.
Dhoma e pritjes për udhëtarët e klasit të parë në aeroport dihet se është shumë e mirë me të gjitha kushtet, mund të hahet çfarë të dëshirojë zemra, të pihen të gjitha llojet e pijeve dhe të gjitha janë falas, në “Xi’an airport”, në zemër të Kinës.
Kjo gjë i pëlqeu aq shumë klientit, sa vendosi, që të vinte çdo ditë, për një vit të tërë rresht.


Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment