facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 February 2014

Vaksinat mund ta zgjasin jetën e pacientëve me kancer të pankreasit

Pacientët me kancer të avancuar të pankreasit, njërit prej llojeve më vdekjeprurës të kancerit, mund të jetojnë pak më gjatë kur trajtohen me dy vaksina terapeutike, sugjeron një studim i ri.
Në studimin e 90 pacientëve kjo qasje me kombinim, pas vaksinës 'GVAX' jepet vaksina 'CRS-207', ka përmirësuar kohëzgjatjen e mbijetesës për disa muaj në krahasim me përdorim të vetëm vaksinës 'GVAX'. Zgjatja më e madhe e mbijetesës është vërejtur te pacientët që kanë pranuar së paku dy doza të vaksinës 'GVAX' dhe së paku një dozë të vaksinës 'CRS-207'.

"Mbijetesa mesatare ka qenë në fakt e dyfishtë në mesin e atyre që kanë pranuar kombinimin në krahasim me grupin kontrollues", ka thënë Stephen Isaacs, drejtor i kompanisë 'Aduro BioTech' në Kaliforni, e cila i zhvillon vaksinat dhe e cila e ka financuar studimin.
Isaacs beson që efekti do të ishte madje edhe më dramatik për pacientët nëse vaksinat do t'u jepeshin në një fazë të hershme të sëmundjes. "Mendoj që këto vaksina mund të ofrojnë shpresë për pacientët me parashikim goxha të zymtë për shkak të seriozitetit të sëmundjes", ka thënë ai.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment