facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 February 2014

Chilli Peppers e Bruno Mars bashkë në spektaklin e “Super Bowl”

Red Hot Chilli Peppers dhe Bruno Mars kanë përformuar së bashku në pushimin e finales së futbollit amerikan, e njohur si “Super Bowl”. Finalja e garës më të madhe sportive në Amerikë tradicionalisht organizon spektakël në mes-lojë. E ndonëse nuk njihet për rocker, Mars ka shkëlqyer përkrah grupit legjendar.
 Fituesi i disa çmimeve Grammy tregoi talentin e tij me një solo në bateri para se të këndonte hitet Locked Out Of Heaven, Treasure dhe Runaway Baby. Pas kësaj, Red Hot Chili Peppers iu bashkuan Bruno Marsit në skenë për këngën Give It Away. 

Koncertet e shkurtra të “Super Bowl”, sikur edhe vet gara e “Super Bowl” ngjallin vëmendjen e më shumë se 1 miliard shikuesve nga mbarë bota. Vitin e kaluar koncerti ishte organizuar me divën e muzikës botërore, Beyonce. Në vitin 2012 ishte Madonna ajo që zhvilloi spektaklin, e në vitin 2011 këtë e kishte bërë treshja The Black Eyed Peas, Usher dhe Slash. Nndërsa në vitin 2010 nderin e spektaklit të pushimit të ndeshjes e kishte grupi The Ëho.

No comments :

Post a Comment