facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 May 2014

“Apple” blen “Beats Music” për 3 miliardë dollarë

Kompania “Apple” ka blerë zyrtarisht “Beats Electronics”. Kjo blerje kushtojë 3 miliardë dollarë.

“The Financial Times” shkruan se themeluesit e “Betas Electronics”, Jimmy Iovine dhe Dr. Dre (Andre Young) do të jenë pjesë e menaxhmentit të “Apple”, në njësinë e softuerit të internetit dhe shërbimeve.

Kjo blerje nga “Apple” është bërë si përpjekje për ta mbajtur gjallë popullaritetin e “iTunes”.

Përdoruesit e këtij aplikacioni ka qenë në rënie kohët e fundit. Së shpejti “Apple” do të integrojë dëgjuesit e veshëve dhe dëgjuesit për kompjuterë nga “Beats Music” për pajisjet e saj si “iPhone”, “iPod” dhe linjën e laptopëve “MacBook” dhe “Air” dhe kompjuterëve “iMac”.

Tim Cook, e ka konfirmuar se shërbimi i muzikës me Beats Music do të ofrohet edhe në platformat rivale, si “Android” dhe “Windows Phone”.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment