facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

08 February 2014

Google investon 750 milionë dollarë në Lenovo

Google me sa duket tashmë e ka kompletuar një prej obligimeve të saja që derivojnë nga marrëveshja për shitjen e “Motorola Mobility” ndaj Lenovo.

Gjiganti i botës online i ka blerë 5.94 për qind të aksioneve në kompaninë kineze të elektronikës për 750 milionë dollarë javën e kaluar. Google ka përvetësuar 618.3 milionë aksione të Lenovos në vlerë prej mesatarisht 1.213 dollarë për aksion më 30 janar, thonë burime të mediave të huaja, transmeton Koha.net.

Ky investim me gjasë është pjesë e marrëveshjes së shitjes së Motorolas ndaj Lenovos në vlerë prej 2.91 miliardë dollarë, e cila u bë publike një ditë më herët, më 29 janar. Veç 660 milionë dollarë të dhëna kesh, Lenovo planifikon të paguajë edhe 1.5 miliardë dollarë në formë të një note premtuese tri-vjeçare.

Veç brendit Motorola dhe portfolios së pajisjeve, Lenovo i ka blerë edhe mbi 2,000 patenta, ndërsa Google do t’i mbajë nën kontrollë pjesën më të madhe të patentave të marra fillimisht në kohën kur e kishte blerë kompaninë Motorola disa vite më parë.

No comments :

Post a Comment