facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

08 February 2014

Plani për rinovimin e tuneleve të vjetra në Paris

Kandidatja për Bashkinë e Parisit, Nathalie Kosciusko-Morizet ka planifikuar që të transformojë tetë stacione metrosh, që nuk përdoren më, në vende publike, ku përfshihen pishinat, klubet e natës dhe galeri artesh.
Projekti i saj mund të bëhet i realizueshëm vetëm nëse fiton zgjedhjet lokale në Paris. Kosciusko-Morizet ka qenë edhe ministre në qeverinë e Sakrozy, dhe gjithmonë ka dashur transformimin e stacioneve të metrove që kanë dalë jashtë funksioni.

Në Paris këto stacione njihen si stacione fantazmë, dhe kanë 7 dekada që kanë dalë jashtë përdorimit. Kandidatja për kreun e Bashkisë së Parisit, ka bashkëpunuar me dy arkitektë të rinj për të ndërtuar projekte për 14 stacione metrosh, të cilat janë mbyllur që në vitin 1939.


Që nga ajo kohë, këto stacione të nëndheshme janë përdorur vetëm nga studiot kinematografike për xhirime të ndryshme. Në këto zgjedhje, kandidatja Kosciusko-Morizet, kandidon përballë kandidates socialiste, Anne Hidalgo, e cila mbështetet nga kreu aktual i bashkisë, Bertrand Delanoe.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment