facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 April 2014

Një tjetër martesë mbretërore

Princ Harry mund të martohet së shpejti me të dashurën e tij Cressida Bonas. Këtë lajm e bëjnë me dije mediat e huaja, të cilat shkruajë se lidhja e çiftit po bëhet gjithnjë e më serioze.
Këtë fakt e konfirmojnë edhe daljet e shpeshta në publik të çiftit, ndryshe nga më parë, pa u fshehur nga fotografët.
Princ Harry e ka theksuar edhe më herët se Cressida është e duhura për të dhe se dëshiron të fejohen.

Ndërsa një burim i Daily Mail ka deklaruar: “Planifikojnë bashkimin e familjeve për të biseduar për fejesën. Fejesa do të bëhet më shpejt se sa që e pritni.”
Më tej thuhet se Princ Harry planifikon që të dashurën ta njoftojë me mbretëreshën para një vendimi të tillë.
E ndërsa Cressida ka filluar të mësohet me idenë se do të martohet me princin, shumë shpejt mund të këmi një tjetër martesë mbretërore.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment