facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 April 2014

Pesë vjeçari hakon Xbox-in

Kristoffer Von Hasssel ka arritur të hakojë llogarinë e babit të tij në Xbox, duke zbuluar kështu një lëshim sigurie jashtëzakonisht të madh nga kompania Microsoft në Xbox Live.
Kristoffer Von Hassel nga San Diego e kuptoi se nëse e shkruan fjalëkalimin gabimisht dhe më pas e mbush hapësirën e fjalëkalimit vetëm me tastin e hapësirës në tentimin e dytë, shërbimi i “Xbox Live” do t’ia lejojë atij të luaj lojërat që i luan babai i tij.

“Mbeta i habitur”, thotë Kristoffer për ABC 10. “U nervozova. Mendova se do të më zbulojë babai”, thotë më tej Kristoffer.
Por, kur babai i tij, Robert Davies, zbuloi se çfarë kishte bërë i biri i tij, nuk u nervozua, por u ndje krenar.

“Sa e mrekullueshme mund të jetë që i biri im 5 vjeç ishte në gjendje të zbulonte një të metë kaq të rëndësishme të një sistemi kince shumë të sigurt. Nuk jam nervoz dhe jam goxha i gëzuar me këtë fakt”, ka thënë Davies.
Microsoft është njoftuar menjëherë me këtë rast dhe e ka rregulluar problemin.
Emri i Kristoffer tani renditet në listën e kërkuesve të sigurisë të Microsoft, të cilët kanë zbuluar pasiguritë e sistemit të Microsoft për platformën e Xbox./infoGLOBI/

No comments :

Post a Comment