Tani hajnat e bankomatëve do të mendohen dy herë para se të bëjnë një vjedhje të parave nga një e tillë.
Arsyeja është pasi që ETH në Zurich ka zhvilluar një sistem kimik mbrojtës, i cili e parandalon vjedhjen dhe ndihmon gjetjen e parave.
Teknika është bazuar pak a shumë tek bletët “bombarduese”, të cilat prodhojnë acid për të sulmuar kundërshtarët, ndërkaq teknika që po përdoret në bankomata siguron që një shtresë me peroksid hidrogjeni dhe dioksid mangani i mbulojnë parat.
Nëse ju e hiqni apo e shponi këtë sipërfaqe atëherë do të keni një reaksion i cili do të krijojë një volum të madh të shkumës së nxehtë, e cila pos nxehtësisë që lëshon në pamundësinë për t’u ofruar tek shkuma, ajo ka edhe ngjyrë e cila i njollos parat.
ETH Zurich nuk ka thënë se kur do të fillojë që të përdorë këtë mbrojtje kimike, mirëpo ka thënë që implementimi i saj do të jetë shumë i lirë dhe i lehtë.
No comments :
Post a Comment